
Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal.
Nga 11 persona për të cilët ishin lëshuar urdhra arresti, u ekzetuan 5 prej tyre, ndërsa të tjerët rezultojnë të jenë jashtë Shqipërisë. Në pranga si anëtarë të dyshuar të këtij grupi ranë ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani; shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni dhe Bujar Germizi, emër i njohur i botës së krimit në Kukësi.
Analisti Artur Zheji, në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, e konsideroi aksionin e SPAK për të arrestuar grupin kriminal, si një kuti të Pandorës, që po hapet nga SPAK.
SPAK po hap kutinë e Pandorës. Kemi patur të drejtë që kemi qenë skeptikë për SPAK-un, por paskemi patur të drejtë që të jemi besimplotë që SPAK do t’i rezervojë gjëra të çuditshme popullit shqiptar. Pra këtu unë nuk shoh ndonjë shenjë regjie.
Ne jemi një popull i talentuar në shumë fusha dhe gjithë ky gjenialiteti kriminal, po të vihej në një treg dhe punë tjetër do të prodhonte jo vrasje, jo trafik droge, por një hop industrial, një zhvillim. Janë talente të orientuara keq nga fatet e jetës.
Sa i përket Breçanit më habit, sepse ka qenë një oficer policie shumë i respektueshëm dhe nuk e di nëse është e vërtetë ajo që ka thënë sot në gjyq se po paguan për djalin.



