Protesta masive janë bërë në Spanjë të shtunën pasi të djathtët ektremë të partisë Vox u kanë bërë thirrje qytetarëve për tubime kundër izolimit.
Në fakt këto tubime janë bërë bllokuar rrugët, me makina dhe me flamuj të Spanjës. Po ashtu protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Pedro Sanchez.
Spanja vijon të jetë ende e mbyllur pavarësisht disa masave lehtësuese. Prej 14 marsit Spanja ishte një nga vendet me masat më të ashpra por dhe më e goditur nga koronavirusi në Europë së bashku me Italinë dhe Britaninë.



