Los Angelos / Beyonce triumfon në BET Awards 2017

Los Angelos / Beyonce triumfon në BET Awards 2017

Ishte një mbrëmje e mrekullueshme në “BET Awards 2017” të dielën në teatrin Microsoft në Los Angeles.

Beyonce ishte njëra nga fitueset më të mëdha të natës, megjithëse ajo nuk ishte në gjendje të jetë e pranishme, pasi këngëtarja sapo ka lindur binjakë.

Chance the Rapper fitoi çmimin “Artisti i ri më i mirë” dhe gjithashtu mbajti një fjalim frymëzues derisa pranoi çmimin.

Beyonce mori çmimin “Artistja më e mirë e R&B/POP” derisa në kategorinë e meshkujve për këtë çmim triumfoi Bruno Mars.

“Grupi më i mirë” u shpallën Migos, ndërkaq bashkëpunimi më i mirë doli Chance the Rapper me 2 Chainz dhe Lil Wayne me këngën “No Problem”.

“Videoja e vitit” iu dha poashtu Beyonces, duke triumfuar edhe me albumin më të mirë të vitit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy