Dhjetëra shqiptarë mes tyre dhe fëmijë të mitur presin me javë në pyjet e Francës me shpresën për të kaluar me gomone drejt Britanisë. Pamje nga kampi ku qëndrojnë shqiptarët u transmetuan edhe në MCN TV live. Ndërkohë mesazhet e dërguara tregojnë vuajtjet dhe frikën e tyre. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri nga Kukësi ka bërë thirrje qytetarëve të mos largohen në mënyrë ilegale.



