Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, raportoi sot në Komisionin e Jashtëm në lidhje me bisedimet me Greqinë. Bushati tha se sa u takon marrëdhënieve me Greqinë, do të vijojë dialogu për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare të çështjeve që qëndrojnë pezull. Bushati theksoi se pala shqiptare nuk ka asnjë pretendim për ndryshimin e kufijve me Greqinë.
Pjesë nga fjala e Bushatit
S’jemi ulur në tryezë me Greqinë me asnjë lloj ndjenje inferioriteti, por jemi ulur për të gjetur zgjedhjen e një sërë problemesh. Takimi me Greqinë nuk ka filluar në Kretë dhe nuk ka përfunduar në Korçë. Ky proces ka filluar në fund të 2013-s. Kemi vendosur me Kocias për të vendosur një mekanizëm dialogu që në fillim duhet të evidentonte çështjet e pambyllura. Çështjet që trajtojmë ne me Greqinë janë çështje që kanë të bëjnë me çështje që kanë qenë para se të lindte Edi Rama. Pika e nisjes së çështjeve ishte shfuqizimi i ligjit të luftës. Ligji i luftës ka dy komponentë. Një komponent politik dhe për dekretet e ligjit grek që kanë të bëjnë me pronat e shtetasve shqiptarë me origjinë greke. Sot për herë të parë ne kemi qeverinë greke që është angazhuar për ta hequr ligjin e luftës. Pjesë e shportës së problemeve të luftës është edhe vendprehja e ushtarëve grekë. Është një marrëveshje e 2009-s. Në 2 vite e gjysmë pune u kemi dëshmuar që duhet ndryshuar marrëveshja që ka të bëjë që me procesin e gërmimit identifikimit me monitorimin dhe varrimin. Të gjitha këto duhen bërë nga monitorimi i autoriteteve vendore. Me grekët biseduam edhe për aktualitetin. Asnjëherë nuk kam dëgjuar me se çfarë po bëhet me 500 mijë shqiptarët që jetojnë në Greqi. Po kështu edhe për njohjen e lejes së qarkullimit . Sot nuk vijojnë diskutimet në nivel ekspertësh. Vazhdojmë me tekstet shkollore. Një çështje që ka hasur probleme nga të dyja palët. Është ngritur komision për të përshtatur standardin e teksteve. Rezoluta e çështjes çame. Edhe në këtë pikë e ka bërë shumë të qartë qëndrimin e saj. Ne shprehëm angazhimin tonë për mosndryshueshmërinë e kufijve. Ne nuk kemi asnjë pretendim për ndryshimin e kufijve. Dënojmë aktet që flasin për rivendosjen e territoreve.



