Kalendari i transmetimit në MCN/ Katër ndeshjet e Kupës dhe sfida e prapambetur e Superiores

Kalendari i transmetimit në MCN/ Katër ndeshjet e Kupës dhe sfida e prapambetur e Superiores

Kupa e Shqipërisë rikthehet në mesjavë, për të luajtur katër ndeshjet e para të çerekfinaleve.

Të martën, luhen dy sfidat e para, në orën 13:30, Partizani sfidon Kukësin në transfertë, ndërsa në 17:00, Teuta pret në shtëpi Tiranën. Të dyja ndeshjet, do të transmetohen në ekranin e MCN 24.

E mërkura vjen me dy ndeshjet e tjera, që do të luhen në orën 13:30. Egnatia përballet me Laçin jashtë (MCN24), ndërsa Vllaznia me Erzenin (MCN TV).

Gjithashtu, në orën 17:00, do të luhet sfida e prapambetur e Superiores, mes Skënderbeut dhe Dinamo City në Korçë, përballje që do të transmetohet në MCN 24.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy