Arrestohen vëllezërit shqiptarë, krerët e bandës së kokainës dhe heroinës

Arrestohen vëllezërit shqiptarë, krerët e bandës së kokainës dhe heroinës

Dy vëllezër shqiptarë, të cilët kishin ngritur një grup të mirëfilltë të trafikut të heroinës dhe kokainës në Itali, janë vënë në pranga së bashku me shtatë të tjerë gjatë një operacioni të policisë atje. Grupi e kishte qendrën në Parma dhe e trafikonte drogën në zonat e Toskanës dhe Emilias. Ai drejtohej nga vëllezërit Shkelzen e Kastriot Kasa dhe funksiononte si një biznes i mirëfilltë familjar. Shpërndarës të mbërritur nga Shqipëria, të besuar dhe të afërm të dy vëllezërve, paguheshin rreth 1500 euro në muaj dhe u siguroheshin strehim dhe makina me të cilat lëviznin në varësi të kërkesave të klientëve.

Ata kishin shtëpi në Livorno dhe Pisa, të cilat i përdornin si bazë. Mediat italiane, të cilat i referohen policisë, shkruajnë se grupi kishte karakteristikat e një klani kamorrist, me një xhiro afërsisht gjysmë milioni euro në vit. Shifra është përllogaritur pas sekuestrimit të parave kesh dhe pasurive të dy vëllezërve Kasa, të cilët rezultojnë pronarë të pasurive të patundshme në Itali dhe Shqipëri.  Vetëm në sheshin e Livornos, xhiroja javore e shitjes së drogës arrinte në 50 mijë euro në javë.

Ata kishin blerë dy apartamente dhe një bar në Pisa, të cilat shërbenin për të ricikluar paratë e ardhura nga droga.

Ndërkohë, edhe familjarët e tyre në Shqipëri jetojnë në luks, shkruan “La Repubblica”. Ata kishin zgjedhur një mënyrë të zgjuar për t’i transferuar paratë në Shqipëri pa ngjallur dyshime. Dy vëllezërit përdornin për këtë shoferët e autobusëve të linjave Itali-Shqipëri. Ata u dorëzonin zarfe të mbyllura me para, të cilat më pas investoheshin sapo mbërrinin në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni, në pranga kanë rënë edhe tre shqiptarë të tjerë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy