Komisioni i Ekonomisë, shkarkohet kreu i AMF-së, deputetët e LSI-së votojnë kundër

Komisioni i Ekonomisë, shkarkohet kreu i AMF-së, deputetët e LSI-së votojnë kundër

Komisioni i Ekonomisë, në mbledhjen e tij të radhës, ka shkarkuar kreun e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Enkelejda Shehi. Shkarkimi i Shehut është miratuar me 9 vota pro dhe 2 kundër. Deputetët e LSI-së, Gjovalin Kadeli dhe Gledion Rehovica, votuan kundër shkarkimit të Shehit. 

Kërkesa për shkarkimin e kreut të AMF është bërë nga anëtarët e bordit të AMF, të cilët rendisin edhe një sërë provash ku drejtoresha Shehi ka shkelur ligjn në vendimmarrjet e saj dhe emërimet në departamente.

Shkresa mban datën 22 shkurt, kur në mbledhjen e bordit, katër nga pesë anëtarët kanë votuar pro shkarkimit edhe kanë përcjellë prova lidhur me kryerjen e veprimtarive në kundërshtim me ligjin nga drejtoresha Shehi.

Në kërkesë argumentohet se Shehi ka refuzuar zbatimin e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, rishikimin e rregullores mbi marrëdhëniet e punës, ka ushtruar kompetencat e bordit, duke emëruar dhe shkarkuar drejtorë të Drejtorive dhe Departamenteve.

Përplasjet mes kryetares së AMF dhe anëtarëve të bordit janë bërë publike në mesin e vitit të kaluar, dhe ato lidheshin me vendimmarrjen dhe rekturimet në institucion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy