Një studim i kryer së fundmi arriti në përfundimin se kimikate që gjenden te spauni, kremi kundër diellit dhe materialet plastike mund të reduktojnë cilësinë e spermës, duke e bërë më të vështirë ngjizjen e një fmëije.
Kimikatet që dëmtojnë homronet, tënjohura si parabene, kanë një lidhje domethënëse me numrin e lartë të rasteve të pacientëve me spermë anormale, që disa vite më parë konsiderohej si infertilitet.
Parabenet gjenden edhe në disa fruta, ilaçe dhe produkte kozmetike. atom und të shkaktojnë dëmtimin e AND-së së spermës, që më pas do të rezultojë me pamundësinë për të patur një fëmijë.
Ekspozimi i gjatë ndaj këtyre kimikateve mund të ngadalësojë spermatozoidet, çka e ul dukshëm shansin që ato të arrijnë vezën dhe të bëjnë fertilizimin e saj.



