Celibashi nxjerr shifrat, sa vota morën në 6 mars PS, “Shtëpia e Lirisë” dhe PD

Celibashi nxjerr shifrat, sa vota morën në 6 mars PS, “Shtëpia e Lirisë” dhe PD

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ndarë një pasqyrë të shpërndarjes së votave sipas subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Teksa thotë se vota vlen gjithmonë, Celibashi, publikon shifrat e marra.

Partia Socialiste në zgjedhjet e 6 marsit, ka marrë në total, 106.703 vota.

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka marrë 60.223 vota.

Ndërkohë Partia Demokratike, e cila renditet e treta për numrin e votave, ka marrë 26.662 vota.

Sakaq Lëvizja e Re, ka marrë vetëm 99 vota. Në total, KQZ raporton se vota të pavlefshme në të gjashta bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme, Shkodër, Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Dibër dhe Vorë, kanë rezultuar 4855 vota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy