Krimi në Fier, Balanca: Policia nuk ka kapacitete për të parandaluar krimin  (VIDEO)

Krimi në Fier, Balanca: Policia nuk ka kapacitete për të parandaluar krimin (VIDEO)

Avokati i Popullit reagoi për ngjarjen e  Fierit duke deklaruar se kjo ngjarje duhet të shërbejë si kambanë alarmi për shndërrimin rrënjësor të punës parandaluese ndaj kriminalitetit dhe dhunës mbi fëmijët.

Në lidhje me skype në studion e lajmeve në MCN TV, avokatja Erinda Ballanca ka folur për këtë çështje duke deklaruar se shoqëria shqiptare nuk bën pothuajse fare për denoncimin e të tillave situata duke e neglizhuar deri në atë masë sikur nuk ekziston.

Ajo u shpreh se duhet të jemi vigjilentë në mënyrën tonë të jetesës dhe duhet të reagojmë ndaj sjelljeve që përbëjnë sjellje jo civile duke i adresuar ato, teksa shtoi se për rehabilitimin e personave të tillë me probleme të shëndetit mendor nuk bëhet pothuajse asgjë.

Sa i përket reagimit të Avokatit të Popullit, Ballanca tha se ky institucion duhet të tregojë solidaritet me personin që ka problemin dhe për të identifikuar problemin, pasi sipas saj të tillë persona ka kudo në botë dhe situata nuk mund të zgjidhen nëse tregohet se do rritet puna për të rehabilituar ata.

Në fakt momentin që përballemi me situata të tilla kuptojmë se shoqëria shqiptare bën pak ose aspak për të denoncuar të tilla situata. Fakti që kanë probleme është diçka që në Shqipëri neglizhohet ose mendohet e nuk ekziston. Kemi probleme jo të vogla qoftë me agresivitet apo sjelljen dhe duket se nuk i dënojmë ose i dënojmë kur arrijnë kulmin dhe ndodhin ngjarje të tilla.

Duhen rritur kapacitet tona për tu dhënë njerëzve ndihmën e duhur aq më tepër me probleme të shëndetit mendor. Zgjidhja nuk është përmes mbylljes por përmes rehabilitimit. Nuk duhen neglizhuar sepse nuk zgjidhet problemi individualisht nga familja por zgjidhet nga institucione. Javën e kaluar kemi ngritur me forcë zërin për ngritjen e një qendre për një vend të tillë për trajtimin e këtyre personave.

Intervista e plotë

1.ZNJ. Ballanca, duket se sa herë ka ngjarje të rënda, si ajo e Kamzës, apo kjo e Fierit, kthejmë sytë tek nevoja imediate për të forcuar bashkëpunimin institucional për parandalimin e këtyre ngjarjeve.  Cilat janë ndërhyrjet që ju propozoni?

Në fakt momentin që përballemi me situata të tilla kuptojmë se shoqëria shqiptare bën pak ose aspak për të denoncuar të tilla situata. Fakti që kanë probleme është diçka që në Shqipëri neglizhohet ose mendohet e nuk ekziston. Kemi probleme jo të vogla qoftë me agresivitet apo sjelljen dhe duket se nuk i dënojmë ose i dënojmë kur arrijnë kulmin dhe ndodhin ngjarje të tilla. Mendoj se duhet të jemi vigjilentë në mënyrën tonë të jetesës dhe duhet të reagojmë ndaj sjelljeve që përbëjnë sjellje jo civile duke i adresuar ato. Këto në jetën e përditshme ne i falim, kemi sjellje shumë të rënda në jetën e përditshme edhe në parlamentin dhe më pas tmerrohemi nga njerëz të tillë, ka sepse këtu bëhet pak ose aspak për rehabilitimin e këtyre personave dhe më pas pothuajse nuk kihet asnjë vëmendje për ta për problematikat që ata mund të kenë. Një pjesë e këtyre njerëzve janë pothuajse të harruar duke u lënë pa ndihmën e psikologëve për tu trajtuar. Shqipëria ende sot nuk ka një institucion për të adresuar problematikat e njerëzve me probleme të shëndetit mendor dhe kjo është një e metë e madhe.

2.ZNJ. Ballanca, nga vëzhgimi ynë, rezulton ka prezencë të pakët të asaj që ka qenë projekt kryesor i kësaj qeverie, policimi në komunitet. Juve e keni konstatuar këtë?

Në fat avokati popullit ka konstatuar se nuk ka kapacitete ashtu sikurse si ka në këtë rast policia për zbatimin e një politike qeveritare si kjo. Ajo që shohim është e vërtetë dhe qartë se qëllimi i policimit në komunitet nuk është duke sjellë rezultatet e veta, sepse po rezulton se dështon në disa raste. Mendoj se policia e shtetit është një trup e vogël dhe në çdo moment të një ngjarje e kërkojmë fajin te ajo, por edhe ata duhet të trajtohen më orë të denjë. Nqs ti shton detyrimin duhet të shton dhe kapacitetet që kjo të realizohet. Skam ndjerë asnjëherë prezencën e policisë në komunitet.

3.ZNJ. Ballanca, a keni patur ju raste të cilat janë referuar pranë institucionit tuaj, për mos reagim nga ana e strukturave policore, për denoncime apo referime të personave që paraqesin rrezik në zonën ku ata jetojnë?

 Avokati popullit e sheh këtë çështje multidisiplinore sepse ne duhet ti mbrojmë personat me probleme të shëndetit mendor dhe personat e tjerë që kanë të drejtë të mos cënohen nga problematika të ngjashme. Nuk kemi pasur denoncime të tilla. Policia mund të dëgjojë dhe mos ti japë dot zgjidhje. Kemi pasur raste kur pol e ka çuar çështjen në prokurori për hetim të mëtejshëm, ka pasur dhe raste kur se ka parë të nevojshme për hetime të mëtejshme. Në Shqipëri ka një politikë pandëshkueshmërie të gjerë duke e bërë të pamundur adresimin e të gjitha problematikave. Duhet të kemi një sistem drejtësie me kapacitet të plotë.

Si e komentoni deklaratën e kryeministrit Rasma ku kërkoi dënim maksimal për autorin?

Mendoj se Rama ka dashur të tregojë solidaritet me personat që e ndejnë veten se mund të jetë i prekur nga një fenomen i tillë. Jemi të shqetësuar se diçka e tillë mund ti ndodhë çdokujt nga ne. Në rastin konkret më shumë se sa një urdhërim deklarata e tij ka qenë dhe duhet të jetë një qëndrim i tij personal se si ai duhet të trajtohet. Nëse do ishte një ndërhyrje e pastër në sistemet e drejtësisë do duhet që të marri dënimin sipas ligjit. Ka qenë më shumë një nevojë për të adresuar shqetësimin e qytetarëve dhe për të garantuar se shteti është aty dhe se ligji do zbatohet dhe se jeta e tyre është sigurtë. Çdokush kur shikon e ka një rol për të luajtur ka të drejtë të flasë apo të mos flasë. Avokati i Popullit foli sepse duhet të tregojë solidaritet me personin që ka problemin dhe për të identifikuar problemin. Të tillë persona ka kudo në botë nuk mund të zgjidhen të gjitha problematikat penale, por a kemi bërë maksimumin ne për të adresuar këto probleme ky është problemi që ne flasim, unë si avokate kërkoj të tregohet se do rritet puna për të rehabilituar të dënuarit.

Si e komentoni publikimin e identititetit të autorit me emër dhe foto

Avokati popullit ka të njëjtin qëndrim që ka pasur, çdo person i dënuar apo i padënuar duhet ti ruhen të dhënat dhe identiteti i tij personal. Megjithëse ka tendenca të tjera populiste ku njerëzit duan ti identifikojnë njerëzit që kryejnë krime të tilla. Ne nuk duhet ti shkelim këto të drejta.  Kjo është një çështje tjetër që prek të dhënat personale të individit dhe janë të dhëna për të cilat duhet të ruhet një balancë e qartë për të drejtën e individit për të qenë anonim dhe çdokush ka të drejtë të rehabilitohet. Regjistri publik në vetvete nuk është në linjë me publikimin e të dhënave.

Ka kapacite të mjaftueshme në burgje për të shmangur të tilla ngjarje. Kemi një statistikë se sa mbahen në aty?

Personat me probleme të shëndetit mendoj nuk duhet të rrinë në burgje sepse po i vendose në burgje ata s’kanë bërë asnjë vepër penale. Por dhe kur e ke bërë ligji parashikon se ti nuk je i përgjegjshëm për atë vepër penale dhe është një nga rastet që u vihet këtyre personave sepse ata nuk janë të aftë të kuptojnë atë që kanë bërë. Ai duhet të çohet në një qendër ku rehabilitohet por ne nuk kemi një vend të tillë kemi zero kapacitete për të adresuar probleme të tilla. Nuk ka kapacitet për trajtimin e këtyre personave. Ajo që ka ndodhur është se një pjesë e këtyre personave gjykata i çon në burgun e Zaharisë i cili nuk krijon kushte për këta persona dhe fatmirësisht qeveria është drejt mbylljes së tij. Duhen rritur kapacitet tona për tu dhënë njerëzve ndihmën e duhur aq më tepër me probleme të shëndetit mendor. Zgjidhja nuk është përmes mbylljes por përmes rehabilitimit. Nuk duhen neglizhuar sepse nuk zgjidhet problemi individualisht nga familja por zgjidhet nga institucione. Javën e kaluar kemi ngritur me forcë zërin për ngritjen e një qendre për një vend të tillë për trajtimin e këtyre personave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy