Enkeleda Ferrollari, dietologe ka komentuar anë MCN Informacion projektin e bashkisë së Tiranës për ushqim në shkolla për të cilën u shpreh se vakti duhet të jetë një ushqim i kontrolluar dhe shëndetshëm.
Ajo tha se duhet të jetë një vakt dreke mirëfilltë, duhet të jetë i strukturuar mirë qoftë me mishin, peshkun, pulën, zarzavatet, perimet.
Sipas saj një nga arsyet e obezitetit te fëmijët është prindi që i siguron atyre ushqim të gatshëm.
Këto janë praktika menaxhimi me rëndësi është që një vakt që do u ofrohet të jetë i shëndetshëm dhe i ekuilibruar me makro dhe mikro ushqyes. Duhet të jetë i hartuar mirë nga specialistët dhe duhet gjithmonë që fëmija jo vetëm të ushqehet mirë por të marrë dhe në edukim mbi ushqimin. Duhet të jetë një ushqim i kontrolluar dhe shëndetshëm.
Nuk është e vështirë të prodhosh sasi me cilësi, është rëndom në shumë vende, është minimalja që mundtë bëhet, por me rëndësi është përbërja e vaktit, një vakt kryer i plotë me përmbajtjen e të gjitha vlerave ushqyese.
Duhet të jetë një vakt dreke mirëfilltë, prandaj duhet të jetë i strukturuar mirë qoftë me mishin, peshkun, pulën, zarzavatet, perimet. Dimë që janë ndërtuar shumë shkolla të reja, por jam kurioze të di nëse projektet e tyre kanë ambiente të përshtatura për këtë projekt?
Ushqimi mund të vijë dhe i paketuar por duhet patjetër të ketë një menzë për ta konsumuar fëmijët atë. Ambienti me disa tavolina dhe ca karrige është gjëja më e thjeshtë që të realizohet për fëmijët që të ulen dhe të konsumojnë vaktet.
Një nga arsyet e obezitetit te fëmijët është dhe mënyra e menaxhimit të vakteve nga prindërit. Fëmija vete të zgjedhë atë më pak të shëndetshmin, kjo jemi në kushtet kur fëmija s’ka mundësi ta marrë ushqimin gati nga shtëpia.
Pra kjo që fëmija ta menaxhojë vetë vaktin bënë që shumica e fëmijëve të ndjehen të turpëruar të merrnin bukën me vete. Sot jemi në një fazë që kjo ka ndryshuar, dhe menaxhimi i vakteve dhe ngrënia në komunitet i edukon për të ngrënë shëndetshëm.



