Nuk kanë fund përdhunimet në Indi, viktima e radhës një bebe 8-muajshe

Nuk kanë fund përdhunimet në Indi, viktima e radhës një bebe 8-muajshe

Dhuna seksuale ndaj grave dhe fëmijëve nuk ka të ndalur në Indi. Viktima më e fundit është një vajzë vetëm 8 muajshe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin Nju Delhi, ku bebja është përdhunuar nga kushëriri i saj 28-vjeçar, i cili u arrestua.

Ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Kryetarja e Komisionit për Gratë e Delhit, Swati Maliwal, tha se fëmija duhet t’i nënshtrohet një operacioni 3-orësh, për shkak të plagëve të tmerrshme.

“Të qarat e saj dëgjohen në të gjithë spitalin. Ajo ka plagë të tmerrshme. Çfarë duhet bërë? Si mund të flejë Delhi sonte kur një fëmijë vetëm 8 muajsh është përdhunuar brutalisht në qytet? A jemi bërë kaq të pandjeshëm apo thjesht po e pranojmë këtë që po ndodh si fati ynë?”, shkroi ajo në Tuiter.

Maliwal i bëri apel kryeministrit Narendra Modi, për ashpërsimin e ligjeve dhe shtimin e numrit të agjentëve të policisë për të mbrojtur vajzat.

Dhuna seksuale ka shënuar vetëm rritje në Indi që prej vitit 2012, kur një grup djemsh përdhunuan një student 23-vjeçare në një autobus në Delhi.

Ngjarja u pasua nga një valë protestash, që e detyruan policinë të forcojë ligjet kundër përdhunimin, duke përfshirë edhe dënimin me vdekje.

Por pavarësisht kësaj, sulme brutale me karakter seksual ndaj garve dhe fëmijëve regjistrohen pothuajse çdo ditë në të gjithë vendin. /BBC / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy