
Zyrtarët në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, agjencia e ngarkuar me ruajtjen dhe mbrojtjen e jetës, janë urdhëruar nga administrata “Trump” për të ndaluar përdorimin e 7 fjalëve, përfshirë fjalën "i pambrojtur", në dokumentet e buxhetit 2018, sipas gazetës The Washington Post.
Në një parashtrim 90 minutësh, analistët e politikave në institutin udhëheqës të shëndetit publik në SHBA prezantohen me menynë e shtatë fjalëve të ndaluara, shprehet një zyrtar. Në listë janë fjalët: "diversitet", "fetus", "transgjinor", "i pambrojtur", "e drejta", "shkencore" dhe "bazuar në fakte".
Në disa raste prezantohen zgjedhjet alternative të fjalëve. Për shembull, në vend të "bazuar në fakte" ose "shkencore", një analist mund të thotë, "Qendra bazon rekomandimet e saj mbi shkencën në konsideratë me standardet dhe dëshirat e bashkësisë", tha burimi. Por ata që punojnë në efektin e virusit Zika në zhvillimin e fetuseve mund ta kenë të vështirë për të gjetur fjalë të përshtatshme ose të pranueshme. Urdhri ka shkaktuar habi në kë institucion, shprehet një analist i politikave të mbrojtjes së shëndetit. "Kjo është e tepërt. A e keni seriozisht, apo po talleni?, pyesnin zyrtarët e Qendrës së parandalimit të sëmundjeve.



