Beci: Në TIMS s’mund të ndërhyjë kushdo, nuk janë zbatuar saktë kodet e rregullores për ruajtjen e tij (VIDEO)

Beci: Në TIMS s’mund të ndërhyjë kushdo, nuk janë zbatuar saktë kodet e rregullores për ruajtjen e tij (VIDEO)

Ish-prokurori Eugen Beci në emisionin FactCheck u shpreh se të gjitha strukturat e drejtësisë duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Ai tha se SPAK nuk duhet të jetë një ishull i izoluar për të luftuar krimin, pasi ai nuk mund të jetë i vetmi për të hetuar këtë zullumahi që po ndidh në vendin tonë.

Në rast se ka shumë rezultate në luftën e krimit të oprganizuar, korrupsionit kjop tregon se ai është bërë jo endemik por është përhapur shumë më tepër. SPAK nuk duhet të jetë një ishull i izoluar për të luftuar krimin, korrupsionin për të ndryshuar rrjedhën e jetës në Shqipëri, por duhet të funksionojë si unison me institucionet  e tjera. Aty mund të ketë profesionistë shumë të mirë por nëse ata intimidohen qoftë dhe duke i përkrahur dhe më shumë se duhet, puna do jetë e deformuar, prandaj e përsëris se SPAK s’mund të jetë e vetmja për të hetuar këtë zallamahi që po ndodh në vend.

Ndërsa lidhur me hetimet në TIMS të cilat vazhdojnë të jenë ende të haura, Beci tha se policia me ekspertët do të arriojnë që të nxjerrin njëbrezultat pozitiv. Ai u shpreh se ndëerhyrja në sistemin TIMS mendihet të jetë bërë nga persona të brendshëm pasi në TIMS nuk mund të hyjë kushdo.

Në pikëpamjen e ndërhyrjes që i është bërë TIMS për sigurinë sociale dhe çdo informacioni mendoj se policia me ekspertë të SPAK por dhe ekspertë të krimit kibernetik mendoj se do nxjerrin një rezultat pozitiv. Me aq sa është diskutuar nga mediat duket situatë e thjeshtë sepse do koordinohet puna përmes dëshmive, shkresave dhe ekspertizës. Duke lexuar ato që kemi parë duket se kemi të bëjmë me persona të brendshëm.

I pyetur se Prokuroria ka aksesh në TIMS, si hyhet dhe çfarë ka specifike TIMS, Beci tha se nuk janë zbatuar saktë kodet e rregullores për ruajtën e TIMS.

Në TIMS nuk mund të hyjë kushdo është sistem i krijuar vite më parë me partnerët amerikanë dhe administrohet nga ata dhe është një sistem që nuk hyhet nga aksese publike, përdoret nga kompjuterë që nuk bëhen pjesë e hakerimit, ka user të vetin dhe mbi të gjitha ka pasur problem me sigurinë e tij sepse shumë punonjës të policisë dhe shumë persona që kishin akses arritën ta përdornin atë dhe në telefon, por duke futur aksesin e TIMS në telefonat shtoheshin shumë portat e internetit duke shtuar rrezikshmërinë.

Nuk janë zbatuar saktë protokollet e mbrojtjes së sistemit TIMS. Shpeshherë abuzimet në TIMS ndodhte dhe në rastin tjetër kur pershembull Arseni që ishte përdorues dhe i jepte kodin Eugenit, pra ndërrimi i kodeve mes punonjësve të policisë dhe gjithnjë dilte emri i punonjësit të gjithë ata që tentonin të merrnin në mënyrë të parregullt të dhënat përdornin këtë kod.

Në momentin që u hakerua shumë organe të qeverisë për të relativizuar këtë që u bë ai thanë se përmban të dhënat për hyrje daljet, ngjyra syve, fliokëve, por në fakt aty ka rekorde kriminale që përdoren nga policia dhe prokuroria për të kontrolluar bekraundin e personit, është një kartotekë dixhitale. Ka raste që në TIMS mund të përdorësh emrin e dikujt nëse është i shpallur në kërkim apo jo. Shtimi i një institucioni që kërkon akses në një databazë, pra shtimi i përdoruesve shton rreziqet, por çështja duhet parë më në thellësi që kjo strukturë e inteligjencës ushtarake çfarë qëllimi ka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy