
Një delegacion i Kongresit amerikan i kryesuar nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, u takua sot në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Një tjetër takim që konsiderohet si shfaqje e mbështetjes së lartë që Uashingtoni po i jep lidershipit të Kievit.
Ky takim vjen pas një tjetër vizite të nivelit të lartë, të zhvilluar më herët nga zyrtarë të administratës Biden.
Ndërkohë forcat ruse po vijojnë ofensivën në krahun Lindor të vendit.
Ndërkaq, raportohet se në qytetin ukrainas të Nova Kakhovka është rivendosur një statujë e ish-udhëheqësit sovjetik Vladimir Lenin.



