
Sekretari për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri në emisionin Bilardo në MCN TV ka folur për sistemin e drejtësisë duke u ndalur kryesisht tek SPAK për të cilin u shpreh se ka pritshmëri, pasi sipas tij njerëzit nuk mund të futen në burg me fjalë, por vetëm me hetime.
Ai tha se vend anëtar i NATOs nuk mund të vazhdoj me këto nivele korrupsioni, me këto nivele të krimit të organizuar dhe me bashkëpunimin në tre sfera që janë politikë, ekonomi dhe krim.
Kur flasim për Berishën flasim për personazhin më të rëndësishëm dhe nuk është çështje shakaje, dhe ka një problem që të gjithë flasin sikur të jenë gjykatë kushtetuese. Nuk mund të jemi mbi tre shkallët e gjyqësorit. Berisha është njeriu më me ndikim në historinë e pluralizmit, kur flasim për Ahmetaj jemi duke folur për zv.kryeministrin, kur flasim për Beqaj flasim për ministër, apo për Dakon, njerëz me influencë të lartë politike. Reforma në drejtësi është nisur nga BE dhe SHBA dhe jo nga Rama apo Basha. Kështu që besoj se një vend anëtar i NATOs nuk mund të vazhdoj me këto nivele korrupsioni, me këto nivele të krimit të organizuar dhe me bashkëpunimin në tre sfera që janë politikë, ekonomi dhe krim.
Në fillim nqs mbani mend thuhej se s’ka për të bërë asgjë, mbase duhet të arrestojë dhe shefin e OKB SPAK po nuk bëhet kjo. Unë jam pak më modest, nuk mund të bëjmë prokurorin, e them që dëmet më të mëdha janë bërë nga kjo maxhorancë, e dyta kjo prokurori këta gjyqtarë jetojnë në një vend ku gjysma janë kushërinj, por duhet të presim kohën e vetë. Dumani tha se hetimet janë komplekse dhe të vështira për çështjet administrative, gjyqtarët dhe prokurorët tanë nuk kanë nivelin e duhur të formimit për këto çështje, nuk janë të mësuar me këto vepra penale.
Njerëzit nuk futen në burg me tam- tam- tam apo tim-tim- tim, por futen me hetime dhe duhet parë me shumë vëmendje. Për shembull rasti i inceneratorëve që për mua është skandali më i madh, është një marrëzi është shumë kompleks si hetim ka shumë aspekte administrative që duhen parë me hollësi të lidhura me njëra-tjetrën sepse nuk është e lehtë të çosh njerëzit në burg. Problemi është se nëse na kthehet në aspekt nihilizmi që s’më pëlqen ky apo ai, nuk e luftojmë nivelin e korrupsionit në asnjë ditë.
Ndërsa duke folur për ekonominë, Kulluri u shpreh se nuk jemi në kushtet që është rritur kërkesa dhe po rriten dhe çmimet, pasi jemi në kushtet ku popullsia po tkurret për shkak të emigrimit. Sipas tij, ka dy gjëra që nuk shkojnë dhe këtë e tregon vetëm pastrimi masiv i parave.
Këtë bisedë e kemi bërë dhe me kryeministrin në dy raste që kam qenë në debat me të këtu kanë ndodhur dy gjëra ose këta janë qeveri gjenish dhe kanë munduar Adam Smith ose po pastrohet para e madhe e pisët. Së pari nuk jemi në kushtet që është rritur kërkesa dhe po rriten dhe çmimet.
Të gjithë e pranojmë se popullsia po vjen në rënie për shkak të emigracionit dhe këtu ndodh që sa më shumë njerëz ikin blihen më shumë shtëpi dhe kjo është marrëzi. Kjo ka të paktën 7-8 vjet që po ndodh, që rritja e çmimeve në zona të caktuara ka shkuar në një rritje 100%.
Këtu po ndodh që jo vetëm po bie popullsia dhe rriten çmimet, por rritja është një rritje mediokër dhe rritja është me 200%, pra ka dy gjëra që nuk shkojnë dhe këtë e tregon vetëm pastrimi masiv i parave dhe kjo ka një problem shumë të madh sepse jo vetëm shkatërron konkurencën e lirë, këta kriminalizojnë jo vetëm tregun, por dhe institucionet dhe buxhetin e shtetit. Detyrat e veta ekzekutivi nuk po i bën dhe kjo qeveri ka përgjegjësi shumë, shumë po shumë të madhe.



