COVID-19/ Basha me kërkesa të prera: Qeveria të bëjë me urgjencë testimet e qytetarëve

COVID-19/ Basha me kërkesa të prera: Qeveria të bëjë me urgjencë testimet e qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar sot se në kohën e vështirë që po kalojmë të gjithë së bashku, autoritet qeveritare duhet të bëjnë pjesë e tyre, duke filluar me transparencë maksimale, të testimeve dhe të rritjes së numrit të testimit. Ndryshe, sipas kryedemokratit sakrifica tre javore e gjithe shqiptareve do të shkojë dëm.

Kryetari i PD, Lulzim Basha,  i bëri thirrje qeverisë sërish që pa asnjë vonesë t’i vijë në ndihmë çdo shqiptari me ushqim dhe kushte baze, me minimumin financiar, për të përballuar rrethanat e jashtëzakonshme në të cilat ndodhen. Po ashtu, ai theksoi se mostestimi në masë do ta çonte kot tërë këtë sakrificë që po bëjnë qytetarët.

Në një komunikim për mediat, Basha ka theksuar se në këtë situatë emergjence, tashmë prej 3 javësh, barrën më të madhe dhe kryesore po e mbajnë qytetarët, të cilët sipas tij, i janë përgjigjur me përgjegjshmëri të plotë situatës.

Ai kujtoi kërkesat e bëra nga ana e PD, tashmë prej tre javësh, për planin e ardhjes në ndihmë të familjeve, biznesit të madh dhe të vogël, duhet të vihen në zbatim për të dalë nga kjo pandemi me sa më pak dhimbje.

Sipas tij, autoritetet dhe qeveria, duhet të bëjë me urgjencë, testimet e qytetarëve. Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të ndërprerë zinxhirin e infektimit në vend.

“Qeveria të bëjë transparente sa testime bëhen, çfarë po bëhet për testimin masiv, sa janë kapacitetet”, tha ai, duke kerkuar rritje te testimeve, në masë të qytetarëve dhe tek personeli shëndetësor, që punojnë me rrezikun dhe rrezikojnë të infektojnë të tjerë, pa e ditur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy