
Si do të futet në zgjedhje PD e ndarë në dy pjesë?
Lidhur me këtë fakt analisti Ergys Mërtiri në “Të paeksopozuarit” në MCN tv, pyeti deputetin e njërit krah, Gazment Bardhi, se si e sheh bashkimin në zgjedhje me anën tjetër, teksa Bardhi nga ana tij sqaroj se nuk bëhet fjalë për bashkim mekanik, porse vetëm bashkëpunim për zgjedhjet lokale.
Mërtiri: Si do hyni në këto zgjedhje kur ajo pjesa tjetër nuk ka lënë gjë po ju thënë.
Çfarë kuptimi ka ky lloj bashkimi, çfarë vlere morale ka te votuesit,
A nuk krijon kjo demotivim te pala që ju mbështet kur ju shohim ku ju jeni gati të shtrini dorën palës tjetër,
Bardhi: Së pari nuk bëhet fjalë për bashkim mekanik dhe bashkim duke shkelur ato çështje për të cilat ne jemi ndarë, me njëri-tjetrin.
Bëhet fjalë për gjendjen e një formule bashkëpunimi në raport me zgjedhjet lokale. Duhet ët kemi në konsideratë që zgjedhjet lokale janë kush kandidat merr një votë më shumë bëhet kryetar bashkie, dhe secili prej nesh e kemi të qartë se me dy kandidatë të dal nga kampi opozitar jo më nga e njëjta parti politike do të kemi një ndarje vote në mënyrë të tillë që do të favorizonte kandidatë e kundërshtarit tonë politik.
Nëse Berisha do të ishte kandidat për kryetar në x bashki, nuk do ti ofroja bashkëpunim të kësaj natyre.



