Kapen me drogë, pranga 5 të rinjve në Korçë

Kapen me drogë, pranga 5 të rinjve në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar disa të rinj në këtë qytet, për posedim droge.

Mësohet se arrestimi i tyre është bërë në një ambient të përshtatur për përdorim droge.

Siç bën me dije policia, të arrestuarit janë: arrestuar Artjol R, 21 vjeç, Xhuliano Ll, 26 vjeç, Klisman G, 21 vjeç, Fation B, 23 vjeç dhe Devis L, 20 vjeç, të gjithë banues në Korçë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 28.07.2017, gjatë kontrolleve të ambienteve të ndryshme që shërbimet e  Policisë, ushtruan për sende të paligjshme si edhe për kapjen e autorëve të dyshuar (at e bir) të shpallur në kërkim, të cilët në bashkëpunim mes tyre pas një konflikti të çastit, tentuan të vrisnin me thikë shtetasin A.S, 53 vjeç, konkretisht në banesën e poseduar nga shtetasi Artjol R, në lagjen nr 8, në të cilën ndodheshin shtetasit e lartpërmendur, këta të fundit në momentin kur kanë parë forcat e Policisë, kanë hedhur nga dritarja, një qese plasmasi me peshë 8.6 gr lëndë të dyshuar si  narkotike Cannabis Sativa. 

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Përshtatja e lokalit (ambientit) për përdorim droge"  parashikuar nga nenet 283/2 dhe 285/a të Kodit Penal.”, -thuhet në njoftimin e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy