Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj njoftoi këtë të dielë ngritjen e Agjencisë së Parqeve e cila do të merret me menaxhimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha parqeve të Tiranës. Gjatë përurimit të parkut më të ri të lojrave në mjediset e Liqenit te Tiranës, Veliaj lajmëroi se përmes një fondi 800 mijë dollare bashkia do të ndërtojë një kënd lojrash për fëmijët në këtë zonë.



