
Biden nuk ka patur kurrë Covid. Tani ai do të harrojë se u tërhoq nga gara presidenciale.
Një deklaratë e tillë vjen nga ish-presidenti amerikan Donald Trump mes akuzave dhe goditjeve ndaj Presidentit Joe Biden.
Kandidati republikan në zgjedhjet e 5 nëntorit 2024 ka ndarë një sërë mesazhesh në rrjetin social “Truth” pas njoftimit të Presidentit Biden, i cili zyrtarizoi të dielën tërheqjen nga gara.

Trump, duke vepruar si zëdhënës i kërkesave të republikanëve, bën thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të Biden, i cili synon të përfundojë mandatin e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Kush po e drejton vendin tonë tani? Jo Joe i korruptuar, i cili nuk e ka idenë se ku është.
Nëse ai nuk kandidon për president, nuk mund të drejtojë vendin tonë. Nuk ka mbaruar!
Nesër do të zgjohet i korruptuari Joe Biden dhe do të harrojë që u tërhoq nga gara.
Ai shton se Biden nuk është në izolim për shkak të Covid-it dhe se ka përhapur lajmin e vetëm për të shpëtuar.



