Policia greke vijon të kthejë qytetarët shqiptarë në pikat kufitare. Në argumentin e saj policia thotë se ata janë punëtorë të tregut të zi, ose nuk plotësojnë kushtet për “shengen”. Ndërkaq, Aleanca Kuqezi këtë e sheh si hakmarrje për prishjen e 15 objekteve në Himarë.



