Temperaturat deri në 41°C, parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në 41°C, parashikimi i motit për sot

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta edhe këtë të mërkurë, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura shumë të larta në të gjithë territorin.

 

 

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë orëve të mesditës priten vetëm vranësira të pakta kalimtare, ndërsa temperaturat maksimale do të ngjiten deri në 41 gradë Celsius në disa qytete.
 

 

Berati dhe Elbasani pritet të përjetojnë ditën më të nxehtë, me termometrin që do të shënojë deri në 41°C. Në Shkodër dhe Gjirokastër temperaturat do të arrijnë në 40°C, ndërsa në Tiranë, Lezhë dhe Fier maksimumet do të regjistrohen në 39°C.

 

 

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s. Herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, ajo pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

 

 

Sa i përket kushteve në det, valëzimi parashikohet i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy