Çipi: Rama, 12 vite në pushtet se ka gjetur të çarën në sistem. Opozita duhet ta riparojë

Çipi: Rama, 12 vite në pushtet se ka gjetur të çarën në sistem. Opozita duhet ta riparojë

<p>Gazetari Kastriot Çipi thotë se opozita duhet të riparojë të çarën në sistem, falë së së cilës socialistët mund të marrin një mandat tjetër. Në studion e MCN Informacion, Çipi tha se duhet të krijohet mundësia e referendumeve.</p> <blockquote> <p><em>Rama ishte i detyruar ta bënte ashtu hapjen e fushatës, sepse nuk ka çfarë të bëjë. Nuk ka më çfarë të premtojë dhe askush nuk e beson. Para 12 vitesh thoshte që nëse nuk ka ujë 24 orë, unë do të mbaj përgjegjësinë. Unë nuk habitem nga ato që thotë Rama. Padyshim që hapja e fushatës nga ana e PD ishte ndryshe po jo shumë ndryshe. Nuk jemi në situatën që kemi çfarë të festojmë e të gëzojmë. Opozita duhet të thotë çfarë s’do të bëjë ndryshe, si do ta ndryshojë sistemin. Shumë gjëra nuk varen nga qeveria. Nëse kam një pronë që merr një zhvillim, mua më rregullohet mirëqenia pa pasur nevojë për qeverinë. Rama nuk është gjeni as perëndi që ka fituar në 12 vjet. Ka gjetur të çarën në sistem. Këto të çara duhet të riparojë opozita. Unë si qytetar dua referendumet. Po të kem referendumin, unë rrëzoj ligjet e qeverisë. duhet ndryshuar sistemi. Opozita nguli këmbë vota e emigrantit. Sot ka denoncuar 14 fletë-votimi që do të shkonin te i njëjti votues, në të njëjtin vend. </em></p> </blockquote>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy