U mbajt sot në GJKKO seanca për çështjen “Gërdeci”, ku ish-ministri Fatmir Mediu nuk ka dhënë pëlqimin për t’iu përgjigjur pyetjeve të Prokurorisë apo gjykatës. Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live bën me dije se ish-ministri ka thënë se do të përgjigjet pasi të jenë pyetur të gjithë dëshmitarët. Ndërkaq seanca e radhës do të mbahet më 27 mars.
Gjykata e Posaçme e ka shtyrë procesin për në 27 mars. Një nga argumentet e përdorur është se z.Mediu nuk ka dhënë pëlqimin për t’iu përgjigjur pyetjeve të Prokurorisë apo gjykatës në cilësinë e personit të pandehur, qoftë edhe si dëshmitar. Për 17 vite hetime politike dhe për plot dy vite, është shprehur z.Mediu, edhe pse Prokuroria e Posaçme e ka pasur gjithë kohën e nevojshme, ka preferuar të mos më pyes, edhe unë do të flasë i fundit tha z.Mediu, aty ku të mbarojnë të gjithë dëshmitarët dhe provat shkresore. Të pranishëm kanë qenë edhe familjarët, ndërsa në përfundim të kësaj seance z.Mediu ka dhënë edhe arsyen pse s’ka folur ditën e sotme duke thënë që mazhoranca e përdor këtë proces politikisht dhe mediatikisht vetëm për fushata elektorale. Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme thotë se në provat e mbledhura deri tani dhe në fashikullin gjyqësor të bërë nga Prokuroria e Përgjithshme e asaj kohe 2008-2009 janë të gjithë elementet që ngarkojnë me përgjegjësi penale z.Mediu. Ka qenë një listë e gjatë dëshmitarësh që kanë folur deri tani, ndërsa masivisht nuk e kanë përfshirë emrin e z.Mediu, por nga ana tjetër SPAK thotë që përzgjedhja e vendit në Gërdec, përzgjedhja e municioneve, kalibri i tyre, përdorimi i aseteve të ushtrisë për të bërë demontimin e municioneve masive që kishte ushtria shqiptare është bërë e gjitha me dijeninë dhe përfshirjen e ministrit të Mbrojtjes. Pritet me interes edhe dëshmia e biznesmenit Mihal Delijorgji, të cilin për plot tre javë policia e shtetit s’ka mundur ta gjejë si një dëshmitar për të dëshmuar”.
Dashnor Caushi, ish-Drejtor i Logjistikës, i bashkëpandehur në procesin e Gërdecit e i dënuar në procesin e mëparshëm me 3 vjet burg refuzoi të japë deklarime në gjyqin e sotëm.
Ai shfrytëzoi të drejtën që i jep ligji për të mos dhënë shpjegime, por Prokuroria e Posaçme lexoi deklarimet e 2008: “Gjatë kësaj kohe Sokol Ngjeçi për një interes mbi projektdraftin e kalimit të municioneve. Më ka marrë në telefon edhe ministri i mbrojtjes për të më pyetur çfarë ka ndodhur me urdhrin”.



