Sekreti i mjekimit kundër Covid-19 sipas mjekut Skënder Brataj

Sekreti i mjekimit kundër Covid-19 sipas mjekut Skënder Brataj

Sekreti i mjekimit kundër Covid-19 sipas drejtorit të Përgjithshëm të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, është se duhet filluar në momentin e duhur, i cili diktohet përmes analizave. Sipas mjekut Brataj, i cili ishte i ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, njerëzit nxitojnë në mjekim duke luftuar virusin me antibiotikë që prej fillimit.

Kjo sipas tij ngarkon mëlçinë, veshkën dhe sistemin imunitar dhe mund të çojë deri në fatalitet.

“Njerëzit mendojnë se kur virusi prek mushkërinë me 20 apo 30% duhet të bëjnë luftë me antibiotikë. Jo, nuk është gjë sepse vetë mushkëria ka një rezervë deri në 40%. Në kushte qetësie atë pjesë nuk e përdor, kur atë e ke të sulmuar nga virusi nuk ke pse ta dëmtosh me antibiotikë sepse ngarkon mëlçinë dhe veshkën dhe shkon mbingarkon 2-3 sisteme me gjithë atë imunitar dhe mund të shkohet në fatalitet. Ky është sekreti, fillimi i medikamenteve në momentin e duhur, të diktuar me analiza”, tha Brataj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy