Lulzim Basha ka thirrur kryesinë e PD-së pasditen e kësaj të enjte. Takimi do të zhvillohet në orën 18:00.
Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se pjesë të diskutimeve në mbledhjen e kësaj të enjte do të jenë reforma zgjedhore dhe analiza e humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit.
Po të njëjtat burime pohojnë se deri tani nuk ka asnjë gjë konkrete sa i takon reformës zgjedhore por diskutimet do të fokusohen mbi tre parimet e përmendura nga Basha.
Ndërkohë në mbledhjen e kësaj të enjte demokratët do të diskutojnë edhe për planin opozitar.
Një ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi aleatët e PD-së për të marrë rekomandime për reformën.
Pas takimit të një dite më parë të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri, Ëalter Gloss, selia blu njoftoi se Partia Demokratike dhe Fondacionit Konrad Adenauer do të bashkëpunojnë për të thithur ekspertizën gjermane edhe në procesin e modernizimit të Partisë Demokratike.



