Rrugët e Lionit janë veshur me ngjyrat kuq e zi. Mijëra shqiptare kanë vërshuar në rrugët e qytetit francez në një festë të vërtetë në pritje të ndeshjes Shqipëri-Rumani.
Përveç 9 mijë biletave të caktuara për vendin tonë në stadium do të jenë të pranishëm edhe mijëra emigrantë. Materiali në vijim sjell atmosferën e rrugëve të Lionit para kësaj sfide të kombëtares sonë.



