Avdiu: Sjellja e Kurtit, fillimi i fundit të tij. Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, sanksion ndaj Kosovës

Avdiu: Sjellja e Kurtit, fillimi i fundit të tij. Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, sanksion ndaj Kosovës

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu, deklaroi se situata është e komplikuar dhe se në komplikimin e saj ka kontribuuar Serbia. Në një lidhje për MCN Live, Avdiu deklaroi se sa herë pushteti në Serbi ka tensione, duke përmendur protestat ndaj Aleksandar Vuçiç, krijohet përshkallëzimi i situatës në Kosovë. Megjithatë ai tha se pjesë të fajit ka edhe qeveria e Kosovës, për të cilën shtoi se nuk është treguar e kujdesshme në hapat e ndërmarrë. Në vijim Avdiu tha se Albin Kurti nuk ka koherencë në hapat e tij, pasi në fillim ka dalë me një plan 6 pikësh, tani me një plan 5 pikësh. “Ka një retorikë dhe nëpërmjet retorikës nuk mund të funksionojnë gjërat. Duhet të ishte më i koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare. Humbja e hapit të Kurtit ka qenë kur nuk ka pranuar të shtyjë me 10 muaj shtyrjen e hyrjes në fuqi për targat serbe. Nuk është e qartë se cilat sanksione mund t’i vendosen Kosovës, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm, duke kujtuar se si u përjashtua Forca e Sigurisë së Kosovës nga stërvitja Defender Europë. Gjithmonë NATO dhe bashkësia ndërkombëtare na kanë ndihmuar dhe përjashtimi ishte një shok për ne. Besoj se Kryeministri Kurti do të reflektojë dhe do jetë bashkëpunues me bashkësinë ndërkombëtare, pasi sanksionet mund të jenë shumë të rënda për ne. Mënyra se si po sillet Kurti, shoh fillimin e fundit të tij. Nuk besoj se do e prekë fundin e vitit me këtë qasje që ka ndaj faktorit ndërkombëtar. Në rast se do të aplikohen sanksione ndaj Kosovës, do e ketë shumë të vështirë për t’i përballuar, në rast se do ketë sanksione financiare, për shkak se ka kapacitete shumë të limituara. Dhe në aspektin ekonomik do të ketë ndikim të madh, pasi do të thellohet më tej kriza ekonomike.” Për draftin e Kryeministrit Edi Rama për asociacionin e komunave serbe në Veri të Kosovës, deklaroi se por nuk sheh që ka një ndarje të opinionit, por tha se gabimi dhe gracka ku kanë rënë institucionet e Kosovës janë ndikimi nga rrjetet sociale. Sipas tij, Kosova dhe asnjë shtet nuk mund të qeveriset nga rrjetet sociale, por me vendime të matura dhe të pjekura. “Drafti i Ramës për asociacionin e komunave serbe në Veri erdhi pasi institucionet e Kosovës janë vonuar, ndaj zoti Rama me veprimin e tij ka dashur që ta përshpejtojë draftimin e një statuti të asociacionit, se sa më shumë që vonohemi, aq më shumë do i bëjmë koncensione atij asociacioni. Përderisa kanë bërë propozime edhe Kryeministra të vendeve të tjera edhe Kryeministri i Shqipërisë ka të drejtë që t’i bëjë, pasi Rama është një faktor stabiliteti në rajon. Për anulimin e mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë, Avdiu e cilësoi si sanksion, duke thënë se beson se është bërë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare. Rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga pala serbe, e cilësoi si akt agresioni, por tha se debati është nëse kanë qenë në territorin e Kosovës apo Serbisë. Në këtë linjë e konsideroi si diçka të përgatitur nga ana e Serbisë, për të mbajtur të tensionuar situatën në Veri të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy