
Teksa luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës vijojnë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëron se nuk do të ketë një fund të shpejtë të saj.
Shumica e luftërave zgjasin më shumë se sa pritej kur fillojnë për herë të parë. Prandaj ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë edhe pse ne të gjithë dëshirojmë një paqe të shpejtë. Por në të njëjtën kohë ne duhet të pranojmë, se nëse Presidenti Volodymyr Zelensky dhe ukrainasit pushojnë së luftuari, vendi i tyre nuk do të ekzistojë më. Nëse presidenti Vladimir Putin dhe Rusia hedhin armët, ne do të kemi paqe".
Me gjithë kundërofensivën e Kievit ndaj Rusisë dhe mos arritjen e një marrëveshje të re gruri dy anije mallrash ukrainase udhëtuan përmes Detit të Zi duke përdorur një rrugë të re.
Arritja e anijeve me qëllimin ngarkimin e 20 mijë tonëve grurë sipas zyrtarëve ështeë e para që pas përfundimit të marrëveshjes me Rusinë. Më parë ky korridor ishte përdorur vetëm nga anijet që niseshin nga Ukraina. Teksa marrëveshja vijon të mbetët pezull dronët ukrainas vijojnë të sulmojnë objekte të ndryshme ruse.
Mëngjesin e kësaj të diele u sulmua një depo nafte në Rusinë Jugperëndimore por pa viktima sipas zyrtarëve vendas. Ndërsa një ditë më parë 5 civile u vranë në zonën e Donetskut si pasojë e bombardimeve intensive.
Së fundmi edhe Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka dëbuar tre diplomatë rus me argumentin se ata kanë kryer veprimtari në kundërshtim me Konventen e Vjenës për Marrëdheniet Diplomatike por pa dhënë me tepër detaje.
Informacioni për shpalljen e diplomatëve si “persona të padëshiruar” fillimisht u bë publik nga Ambsada Ruse dhe më pas u konfirmua edhe nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.
Kjo është hera e tretë që nga viti 2022 që kur rusia nisi konfliktin në Ukrainë që Maqedonia e Veriut dëbon diplomatët e saj.



