
Natën e mbrëmshme në Korçë gjatë një aksioni për lëndë narkotike, janë sekuestruar sasi e konsiderueshme droge.
Lënda narkotike është sekuestruar gjatë një operacioni të sektorit të antitrafiqeve, i cili kishte disa muaj që hetonte grupin e personave të ndaluar.
Mësohet se nga ky operacion janë arrestuar disa persona.
I përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, sipas burimeve konfidenciale mësohet të jetë edhe një avokat.
Mësohet se Joni Mosku është avokati i cili u vu në pranga mbrëmë në qytetin e Korçës, në kuadër të një operacioni të madh antidrogë.
Dyshohet se Mosku së bashku me disa persona të tjerë, prej muajsh trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Ndëkrohë nga informacionet e fundit, raportohet se dy mjete janë kapur në doganën e Goricës, në zonën e Pustecit, ndërsa një mjet tjetër në Kapshticë. Sasia e drogës ende nuk dihet pasi vijon të peshohet por bëhet fjalë për më tepër se 100 kg. Hetimi disamujor ka bërë që mjetet të ndiqen nga policia e Korçës deri në Gorricë dhe i kanë kapur në palën shqiptare. Ende nuk bëhet me dije numri i saktë i të arrestuarve. Avokati Joni Mosku u kap në Kapshticë ndërsa tentonte të kalonte drejt Greqisë me familjen më makinë.



