
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje në Krujë, teksa qindra hektarë tokë janë përfshirë nga ujë duke shkaktuar dëme te të mbjellat në këtë zonë. Poashtu edhe disa banesa private janë përmbytur nga uji. Në të gjithë fshatrat e Ultësirës së Krujës ka përmbytje. Situata më problematike paraqitet në fshatin Bilaj ku sipërfaqet e përmbytura janë shumë të mëdha. Kjo vjen si pasojë e mospastrimit të kanaleve kulluese nga ana e bordit kullues të bashkisë, thonë banorët.



