Kërcënimet ndaj MCN/ Mitro: Një ngjarje që ekspozon simbiozën mes krimit dhe pushtetit

Kërcënimet ndaj MCN/ Mitro: Një ngjarje që ekspozon simbiozën mes krimit dhe pushtetit

Kryeredaktori Leonard Mitro kërkon që institucionet të zbardhin sa më parë kërcënimet e ardhura në adresë të drejtorit të përgjithshëm të MCN TV ditët e fundit. Mitro theksoi se kjo ngjarje ekspozon simbiozën e krimit me pushtetin.  

 

Është një ngjarje që ekspozon më së miri një simbiozë të krimit dhe pushtetit, një realitet që në fakt, ne të gjithë e njohim sepse përcjellim informacion përmes redaksisë së lajmeve, lidhur me depërtimin e krimit në organizuar deri në majat ose në kupolën e drejtimit të shtetit. Përgjegjësinë e zbardhjes së ngjarjes e kanë institucionet shtetërore, si policia, ashtu edhe prokuroria. Për më tepër që kemi një denoncim publik të bërë nga zoti Meksi. Pikë së pari është një ngjarje tronditëse në kuptimin e sigurisë për jetën, edhe të sigurisë në punë dhe më gjerë të sigurisë në jetën tonë të përditshme dhe shoqërore, spese nëse krimi arrin të trokasë në derën e një televizioni, nuk është e largët dita kur mund të shfaqet në derën e kujtdo tjetër. Nga buron kjo kurajo e krimit për t’u shfaqur me maska dhe për të rrethuar një media, këtë duhet të na sqarojë policia, prokuroria dhe institucionet shtetërore. 

 

Infiltirimi i grupeve kriminale në institucione shtetërore, në segmente kyçe si policia apo AKSHI, e cila sipas prokurorisë ka qenë e kapur nga një grup i strukturuar kriminal, atëherë na lind e drejta të dyshojmë se edhe kërcënimet drejtuar drejtorit të Përgjithshëm dhe televizionit në përgjithësi mund të jetë derivat i një sistemi që drejtohet element të tillë. Nëse krimi i organizuar është i akomoduar në paradhomën e kryeministrit, kam parasysh këtu AKSHI-n që është agjenci direkte në varësi të kryeministrit, atëherë krimi ka kurajën të futet kudo përderisa është ai që drejton punët e shtetit, të qeverisjes, dikton emërime, dikton zhvillime. Në këtë kuptim, duke qenë se zoti Meksi është njeri i medias, është njeri i biznesit., i botës së kapitalit, është mëse legjitime që ky denoncim të bëhet publikisht dhe është detyra e organeve ligjzbatuese të zbardhin kush qëndron pas këtij kërcënimi, në mënyrë që jo vetëm punonjësit e MCN TV por edhe gazetarët dhe shoqëria shqiptare të marrë përgjigje nëse kemi të bëjmë me një kërcënim të drejtpërdrejtë që lidhet me krimin e organizuar, me elementë kriminalë ndaj medias së lirë.     

 

Është shumë thelbësore që institucionet të zbardhin një orë e më parë kërcënimet në adresë të MCN TV dhe drejtorit Endri Meksi. E theksoj që bëhet fjalë për sigurinë e jetës, sigurinë në punë dhe një panoramë më të gjerë të një shoqërie që vijon të vuajë nga ekseset që kanë shkojnë lart në kupolën e shtetit. 

 

Mitro komentoi edhe zhvillimet e fundit në Asamblenë e Partisë Socialiste dhe përplasjen Spiropali-Rama.  

 

Në reagimin e saj, zonja Spiropali nën rreshta nënkuptonte degradimin e PS në një forcë oportuniste. Të gjithë mund të jenë të vërteta por e thënë në këtë kohë ngjan si Elisa në botën e çudirave. I gjithë ky reagim vjen pasi zonja Spiropali është shkarkuar nga të gjitha funksionet publike në Shqipëri. I gjithë tensioni i raportuar se ka ndodhur në asamblenë e PS ngjan më tepër si përplasje personale me zotin Rama sesa reagimi i një deputeti që parashtron një platformë reformimi që mund të ketë mbështetje nga baza. 

 

Nuk mendoj se gjithë kjo përplasje do të çojë në një ristrukturim të PS edhe si forcë politike edhe si forcë qeverisëse. 

 

Lidhur me aksionin politik të PD-së, Mitro tha se e gjithë strategjia është vënë në funksion të ruajtjes së primatit që vetë Berisha ka në parti.  

 

Të gjitha aksionet që lidhen me aksionet e PD, protestat apo përjashtimet, lidhen me nevojën e zotit Berisha për të ruajtur kohezionin rreth tij dhe primatit që ka ndërtuar në PD. Protestat me molotovë e fishekzjarrë i ngjan një lufte me fantazmat e së shkuarës. Unë mendoj që brenda PD duhet të ketë individë që luftojnë me fantazmën e së shkuarës që është aty, e akomoduar në opozitë, që i jep mundësi maxhorancës në mënyrën si shkon në zgjedhje, si harton Kushtetutën, 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy