Gjuriç: Thaçi e Hoti do të kthehen nga Uashingtoni pa njohjen e Kosovës

Gjuriç: Thaçi e Hoti do të kthehen nga Uashingtoni pa njohjen e Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, thotë se ekipi negociator kosovar do të kthehet nga Uashingtoni pa njohjen e pavarësisë.

Gjuriç është shprehur se Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti nuk duhet ta mendojnë se më 27 qershor në Uashington, Serbia do të pranojë pavarësinë e Kosovës.

Gjuriç është shprehur më tej se shumë gënjeshtra janë paraqitur kohëve të fundit lidhur me karakterin e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit në Shtëpinë e Bardhë, të ftuara nga i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialog, Richard Grenell.

Presidenti Thaçi deklaroi sot se Kosova e konsideron takimin e 27 qershorit si kthesë historike dhe mundësi e papërsëritshme për të filluar procesin për arritjen e paqes.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy