
Paraditen e kësaj të enjteje është nënshkruar marrëveshja e menaxhimit midis grupit "Hyatt Hotels Corporation" dhe grupit "Kastrati" për çeljen e hotelit të parë me 5 yje në vend, “Hayatt Regency and Residences”. Kjo marrëveshje sjell në Tiranë eksperiencën menaxheriale të brandit ndërkombëtar në fushën e hotelerisë dhe turizmit elitar.



