
Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se Partia Socialiste po bën një fushatë atipike ndërkohë që opozita po bën një fushatë tradicionale.
Duke komentuar zgjedhjet e 14 majit, Milo tha se shumica e bashkive do të jenë në duart e socialistëve.
Fushatat për zgjedhjet vendore nuk i kanë ngjyrimet e ndezura që kanë fushatat parlamentare.
Vështirë se mund të ndryshojnë nga tradita e njohur kur flitet shumë dhe përlumë dhe bëhet fare pak nga pushteti. PS po bën fushatë atipike, jo kaq shumë tradicionale siç po bën opozita. Opozita po ballafaqohet me problemet e mëdha të kombit, nuk e dallon kollaj në retorikë nëse bëhet fjalë për pushtet vendor apo qendror. Fjalën e ka Rama, Berisha apo Meta në takimet që bëhen. Kësaj fushate i mungon identiteti i një fushate zgjedhore. I mungojnë problemet e vogla që kanë rëndësi për qytetarët. Po shitet parulla por nuk i jepet garanci për të zgjidhur problemet e përditshme. Vështirë se mund të ketë ndryshim. Përkundjet një fushate festive të PS që përfshin dhe elementë folklorikë, opozita do të vazhdojë të bëjë këtë fushatë tradicionale që jemi mësuar ta shohim prej 30 vitesh.
Është në të mirë të vendit të ketë rishpërndarje të pushtetit për të mos krijuar idenë që kemi mono qeverisje që do të kishte pasoja të rrezikshme, por një shpërndarje e pushteti dhe një balancim do t’i bënte mirë ekuilibrave politikë dhe sociale që vendi ka nevojë.
Shumica e bashkive përsëri do jenë në duart e socialistëve, nuk mund të them sa dhe si. Shpresoj nga analiza që po bëhet dhe të dhënat që po dalin Berisha-Meta do mund të arrijNë në disa fitore në bashki të caktuara. Rëndesa e betejë do të jetë mes PS dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Për PD-në zyrtare të përfaqësuar nga Alibeaj nuk shoh se mund të përfaqësojë një forcë politike solide me një % të lartë pushteti nga zgjedhjet që do vijnë. Do të hapet pas zgjedhjeve përsëri një kapitull i ri brenda PD për të përcaktuar fatin e kësaj partie, për ta riorganizuar.
Duke vijuar më tej, Milo tha se beson se në të ardhmen Shkodra do vijojë të jetë një bastion i demokratëve, duke shtuar se në 14 maj PS do të ruajë epërsinë elektorale në kryeqytet.
Shkodra dhe në të ardhmen do të jetë bastion i PD.
Sondazhet nuk kanë dëshmuar deri tani ose nuk favorizojnë të ekipit qeverisës të kryeqytetit. Saktësia e tyre mbetet çështje për t’u diskutuar. Por nëse marrim shifrat ato tregojnë që mund të ketë luftë më të ashpër elektorale, shprehje pakënaqësie për qeverisjen lokale, por në përfundim, besoj pa qenë partizan mendoj e PS do e ruaj epërsinë elektorale në kryeqytet.



