Gjermania dëbon dy diplomatë rusë

Gjermania dëbon dy diplomatë rusë

Gjermania ka dëbuar dy diplomatë rusë pasi një gjykatë në Berlin shpalli fajtor një shtetas rus për vrasjen e një militanti më 2019 në Berlin, pas urdhrit të marrë nga Moska.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha më 15 Dhjetor se ambasadori rus në Gjermani, Sergei Nechayev është njoftuar për dëbimin e diplomatëve.

Përfshirja ruse në vrasjen e Tornike Kavtarashvili më 2019 ishte “shkelje e rëndë e ligjeve gjermane dhe sovranitetit të Gjermanisë”, tha Baerbock.

Gjykata në Berlin tha se autori i vrasjes së Kavtarashvili ishte 56-vjeçari Vadim Krasikov, i njohur edhe me emrin Vadim Sokolov.

Vraja e Kavtarashvili në Berlin kishte përkeqësuar raportet mes Rusisë dhe Gjermanisë, por gjykata tha se vendimet e saj nuk janë ndikuar nga raportet politike midis Berlinit dhe Moskës.

Krasikov dyshohet se është agjent i shërbimit sekret rus, FSB.

Prokurorët thanë se Moska e kishte urdhëruar vrasjen sepse Kavtarashvili, që njihej edhe si Zelimkhan Khangoshvili, komandant i separatistëve në Kaukazin Verior në periudhën 2000-2004.

Ndërkohë presidenti rus, Vladimir Putin, e kishte cilësuar Khangoshvilin si terrorist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy