Presidenti amerikan Barak Obama përmes një editoriali në CNN ka bërë një rezyme të punës së NASA-s ndër vite si dhe planet e SHBA-ve sa i përket hapësirës.
Duke e nisur shkrimin e tij me kujtime nga fëmijëria teksa priste astronautët që ktheheshin nga hëna, Obama thotë se tashmë janë të gjitha mundësitë që në bashkëpunim edhe me inovatorët privatë të bëhet e mundur jetesa në Mars.
“Ne i kemi vendosur historisë amerikane të hapësirës një qëllim të qartë. Të dërgojmë njerëz në Mars në vitin 2030 dhe ti kthejmë ata shëndoshë e mirë në Tokë. Kjo, me ambicien e vetme që një ditë të qëndrojnë akoma edhe më gjatë atje” – shkruan Obama.
Sipas tij, SHBA e kanë planin për këtë gjë dhe në dy vitet e ardhshme kompanitë private do të dërgojnë astronautë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.



