Rusia do t’u shesë gaz në rubla vendeve “jo miqësore”

Rusia do t’u shesë gaz në rubla vendeve “jo miqësore”

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se  Rusia do të fillojë t'u shesë gaz vendeve "jo miqësore" në monedhën vendase rubla. Vendimi vjen pas ngrirjes së aseteve nga disa vende të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm. Kujtojmë që edhe Shqipëria u përfshi nga Moska në listën e vendeve jo miqësore, përpos 27 vendeve anëtare të unionit.

Gjatë një fjalimi televiziv Putin tha se Rusia do të vazhdojë furnizimet me gaz në përputhje me volume dhe çmimet e dakordësuara në kontratat aktuale.

Varësia e vendeve evropiane nga gazi rus dhe eksportet e tjera është vënë në qendër të vëmendjes që kur Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt, në atë që e quajti një operacion special për të denazifikuar dhe çmilitarizuar Ukrainën.

Rusia shpalli më 8 mars një listë të vendeve “jomiqësore” ndaj Rusisë, e cila përfshin të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së plus Monakon, Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe San Marinon, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Australi, Zvicër, Japoni, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Singapori, Tajvani, Mikronezia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy