Përshkallëzohet protesta, studentët bllokojnë rrugët kyçe të Tiranës, reagon Rama: Ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti (VIDEO)

Përshkallëzohet protesta, studentët bllokojnë rrugët kyçe të Tiranës, reagon Rama: Ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti (VIDEO)

Një grup studentësh kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në të kater drejtimet e rreth rrotullimit të “Zogut të Zi”.

Studentet kishin paralajmeruar se do te pershkallezonin protesten, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë e këtij aksioni, shume qytetare kane mbetur ne trafik dhe ne pa mundesi per te levizur me automjetet e tyre.

Një pjesë e studentëve dhe protestuesve janë zhvendosur nga kryeministria duke u drejtuar ne akset kyçe rrugore te kryeqytetit, për të bllokuar rrugën.

Ata do të bllokojnë rrugen tek selia e Partisë Socialiste, Zogun e Zi dhe pjesa tjeter kanë qendruar para Kryeministrisë.

Një grup studentësh kanë dashur që të kalojnë në pjesën e pasme të kryeministrisë, për ta rrethuar atë, por kordoni i policisë i ka penguar, çka ka sjellë dhe një përplase mes tyre.

Por kanë qenë studentë të tjerë, ata të cilët kanë penguar turmën të përballet me policinë, duke qetësuar situatën.

Por kanë qenë studentë të tjerë, ata të cilët kanë penguar turmën të përballet me policinë, duke qetësuar situatën.

Po i menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeministri Edi Rama pasi studentët kanë kanë bllokuar rrugët e Tiranës.

Sipas Ramës studentët i  që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti që të bllokojnë rrugën.

Ndërkohë që kryeministri pyet studentët se 'çfarë borxhi i kanë qytetarët?'

"A mund t'ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?", shkruan Rama.

454545

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy