Britania e Madhe ka nisur zyrtarisht e procesin e shkëputjes nga Bashkimi Evropian, duke e thirrur Artikullin 50 të Traktati të Lisbonës dhe duke e filluar numërimin mbrapsht dyvjeçar para se vendi të largohet përfundimisht nga blloku.
Momenti historik erdhi pasi letra e nënshkruar sot në mëngjes nga kryeministrja britanike Theresa May u dërgua në Bruksel, më saktësisht në zyrën e presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, përmes të cilës ai u njoftua për qëllimin e Britanisë për t’u shkëputur nga blloku.
Tusk e konfirmoi momentin historik, duke shkruar në "Twitter": “Pas nëntë muajve, Britania e Madhe e ka mbajtur premtimin.



