
Aktet terroriste të së dielën nga sulmi terrorist kërcënuan sigurinë e Kosovës, teksa u cenua sovraniteti dhe integriteti territorial.
Lidhur me këtë fakt, kryetari i PDIU-Shpëtim Idrizi, në një komunikim me “MCN live”, u shpreh se pas aktit të rëndë terrorist në Banjkë të Zveçanit, u pa moskordinim të politikës shqiptare.
Përsa më tej, Idrizi tha se nuk mjaftojnë vetëm deklarata, por Shqipëria duhet të jetë më e koordinuar me Kosovën, sepse domosdoshmërisht nëse ndodh agresion ndaj saj, përfshihet edhe Shqipëria.
Sigurisht që ky është një akt i rëndë agresioni që direkt ka bërë Serbia ndaj Kosovës, një kat i pastër terrorist me një komando dhe armatim të mirpërgatitur, me qëllim eskalimin e situatës mes dy vendeve.
Nuk ka asnjë dyshim që kjo është e qartë edhe me vendimin e Serbisë, veçmas tani për të bërë homazhe dhe ditë zie për tre të vrarët serb.
Ajo që më preokupon është se gjithë faktori shqiptar të jetë me një zë, nuk mund të rrijë pasiv, Shqipëria veçmas me deklarata sepse dihet shumë mirë që po u agresua Kosova, Shqipëria është automatikisht e përfshirë. Ne duhet të jemi bashkë si dy shtete të një kombi, të jemi të sinkronizuar në mbështetje të Kosovës. Politika shqiptare duhet të jetë njësh me Kosovës, jo vetëm me deklarata.
Duhej koordinim me tërë faktorin politik të Kosovës, sepse jam i bindur që nëse përcaktimi do të jetë nëse dy qeveritë janë në sikron, kur vjen puna për Kosovësn, edhe faktori shqiptar do të jetë më i fortë
Edhe në negociata.
Presidenti Begaj duhet të mblidhte Këshillin e Sigurise Kombëtare.



