
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook ka publikuar pamje të fermës ku kultivohet peshku ton, me qëllim eksporti jashtë vendit. Rama shprehet se ajo është e ndërtuar me standartet e nevojshme për tregun japonez, ndërsa falë politikave mbështetëse të peshkimit janë 5-fishuar eksportet e prodhimeve të detit.

“Ferma spektakolare e kultivimit të tonit për eksport në detin Jon, e ndërtuar dhe menaxhuar me superstandardet e nevojshme për tregun japonez. Falë politikave mbështetëse të peshkimit i kemi thuajse pesëfishuar eksportet e prodhimeve të detit dhe do të vijojmë t’i rrisim më tej, vit pas viti”, shkruan Rama.



