Vrau shokun teksa “luanin”, Prokuroria kërkon burg për Marjus Demën

Vrau shokun teksa “luanin”, Prokuroria kërkon burg për Marjus Demën

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që 28-vjeçari Marjus Dema, i cili vrau shokun e tij Mehmet Qema, të lihet në masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ngjarja e rëndë ndodhi orët e vona të së martës, në rrugën “5 Maji”.

Dosja në ngarkim tëë tij ka shkuar në Gjykatë, për akuzat e “Vrasjes me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Prokurori mund të bëjë rikualifikim të veprës penale për shkak se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në mënyrë aksidentale. Sipas deklarimeve të miqve të viktimës dhe autorit rezulton se Marjus Dema, i cili u vetëdorëzua disa orë pas krimit, nuk ka dashur që të vrasë shokun e tij, por gjithçka ka qenë një shaka mes tyre.

Arma e krimit është dërguar në laboratorin e kriminalistikës për ekspertizë më të thelluar. Pistoleta do të testohet gjithshtu për të parë nëse është përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale. Ndërkohë për 4 të dyshuarit e tjerë që ishin në tavolinë me Mehmet Qemën, organi i akuzës është duke kryer veprime hetimore për të zbuluar veprimet e tyre në fshehjen e krimit dhe manipulimim e vendngjarjes.

Vrasja e Qemës zbuloi edhe një tjetër çështje që është vënën nën hetim nga Prokuroria e Tiranës. Në lokalin ku ndodhi ngjarja, në katin e dytë janë gjetur dy makineri të cilat përdoreshin për prodhimin e kriptomonedhës, Bitcoin. Zbulimi i këtyre pajisjeve u bë rastësisht nga uniformat blu, të cilat po kërkonin për serverin e kamerave të sigurisë për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Ekspertët e kibernetikës thonë se pajisjet që tashmë janë sekuestruar, ishin në fazën testuese për prodhimin e Bitcoin. 5 të dyshuarit pritet që të përballen të premten me gjykatën për caktim të masave të sigurisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy