Ndryshimi i klimës botërore/ Deti rritet, shpresat mbyten (FOTO)

Ndryshimi i klimës botërore/ Deti rritet, shpresat mbyten (FOTO)

Ndryshimi i klimës tashmë është një problem shumë serioz që po shqetëson mbarë planetin. Shoqatat në mbrojtje të mjedisit janë vazhdimisht në protesta për ndërgjegjësimin ndaj rrezikut të madh që po i kanoset njerëzimit dhe për marrjen e masave të menjëhershme në mbrojtje të mjedisit dhe të natyrës e jetës në Tokë.

Një shembull i asaj që ndodh në Tokë është Tuvalu.

Tuvalu ndodhet midis Australisë dhe Hawait dhe është një nga vendet më të ndjeshme nga ndryshimet e klimës që po ndodhin në botë.

Ai që tani po vuan përmbytjet, thatësirën dhe zbardhjen e koraleve. Një pamje ajrore e ishullit, Fongafale të lë të kuptosh pse Tuvalu identifikohet si një nga vendet më të brishta përsa I përket ndryshimit të klimës.  Shteti I PAqësorit të Jugut përbëhet nga një mori ishuj të vegjël dhe atole koralesh  gjithsej 26 km katrorë, në 500,000 km katrorë oqean. Pika më e lartë e vendit është vetëm 5 metra mbi nivelin e detit, çka e bën aq të ndjeshëm ndaj rritjes së nivelit të detit.

Qeveria e Tuvalus thotë se niveli i detit po rritet rreth 5mm në vit që nga viti 1993. Probleme të tjera janë thatësira, aciditeti i oqeanit dhe menaxhimi i mbetjeve.

Erozioni është një problem I pashmangshëm në vendin e koraleve prej rritjes së nivelit të detit dhe motit të skajshëm.

Pemë kokosi e rënë në breg të detit.

Midis oqeanit Paqësor dhe lagunës.

Bregu i Funafutit, pavarësisht ligjeve që e ndalojnë largimin e e vendit, banorët dhe sidomos mosha e re po largohen për në vende të tjera.

Një transportues në valët e Oqeanit Paqësor.

Koralet nën det në atolin Funafutie. Kombet e Bashkuara thonë se: “Shumë lloje koralore janë tepër të ndjeshme nga stresi i të nxehtit. Shkencëtarët thonë se rritja një gradë e temperaturës së ujit mund të shkaktojë vdekjen e koraleve të shkëmbinjve nënujorë – një process i njohur si zbardhimi i koraleve. Në Tuvalu ky process pritet të vazhdojë. Me vdekjen e koraleve, Tuvalu humbet rezervat e peshkut, burimin kryesor të proteinës në vend.

Një makinë e lënë në breg nga forcat amerikane që në Luftën e Dytë Botërore.

Një djalë I vogël noton në një zonë pranë aeroportit të Funafutit të përmbytur nga valët tepër të mëdha, një fenomen natyror dhe serioz. Me rritjen e nivlit të detit, valët përmbytin edhe më shumë toka, çka mendohet se do t’I bëjë ato të pabanueshme.

Një fëmijë i vogël mbulon fytyrën nga peshku i ngordhur. Qeveria e vendit është vazhdimisht në betejë me guetinë e paligjshme të peshkut.

Rritja e nivelit të detit nuk është gjithnjë e dukshme. Qeveria e vendit ka paralajmëruar për rrezikun e mbytjes. Kryeministri i vendit është shprehur se nëse nuk merren masa Tuvalu mund të zhduket për rreth 30-50 vjet.

Menaxhimi i mbetjeve është një ndër problemet e mëdha të vendit. (Fotografi nga Sean Gallagher) /Sipas The Guardian, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy