25 Shtatori, Dita Botërore e Farmacistëve

25 Shtatori, Dita Botërore e Farmacistëve

Dita Botërore e Farmacistëve festohet në të gjithë botën sot, më 25 shtator!

Kjo ditë u zgjodh nga Federata Ndërkombëtare e Farmaceutikës – IFF (International Pharmaceutical Federation – FIP) në 2009, dhe në fakt shënon ditën e formimit të federatës në vitin 1912.

IFF përfaqëson tre milion farmacistë dhe shkencëtarë farmaceutikë në mënyrë që të informojë shoqërinë për rolin e rëndësishëm të farmacistëve dhe shkencëtarëve farmaceutikë si një pjesë integrale e ekipeve shëndetësore.

Në këtë ditë, organizohen aktivitete për të promovuar rolin e farmacistit në përmirësimin e shëndetit në të gjithë botën.

Farmacistët luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e kujdesit efektiv të pacientit. Ata kanë njohuri dhe aftësi për të mundësuar menaxhimin e ilaçeve, këshillat shëndetësore dhe parandalimin e sëmundjeve, si dhe kujdesin shëndetësor primar.

Federata Ndërkombëtare Farmaceutike zgjedh çdo vit një fushë me përparësi si temë për Ditën Botërore të Farmacistëve.

Kjo ka për qëllim ndërgjegjësimin e opinionit publik në lidhje me kontributin që japin farmacistët në të gjithë botën nga i cili të gjithë ne kemi benefit, siç është qasja e ilaçeve të sigurta dhe efektive, teknologjitë mjekësore dhe ofrimi i kujdesit farmaceutik. prandaj, roli i farmacistëve është tepër i RËNDËSISHËM!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy