
Ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Gjergj Bojaxhi, thotë se duke qenë një prej vendeve më të varfra në botë, rritja e çmimeve prek më shumë një qytetar shqiptar se një italian, ndaj janë ngjallur protestat.
Ai tha në emisionin “Arnautistan” se rritja e çmimeve nga lufta në Ukrainë, është përdorur edhe si shkak për të nxjerrë një tension që ka shoqëria.
Sipas tij, ndjesia e padrejtësisë, niveli i lartë i korrupsionit, kur krizat i prekin drejtpërdrejtë qytetarë, këto lloj rritje çmimesh prekin ndjeshëm, se nuk është rritur vetëm karburanti, plehrat kimikë që përdorin fermerët, por edhe çmimet e tjera, bënë që të ngrihen shqiptarët në protestë.
Disa nga kompanitë kryesore që janë te karburantet janë ato që identifikohen si oligarki në Shqipëri. Duke qenë se ky sektor identifikohet me disa emra oligarkësh, është më kollaj që të përdoret si tabelë qitje nga shoqëria, e cila është më e goditur. Duke u rritur çmimet e energjisë, gazit, çmimi i uresë është dyfishi, prodhohet nga gazi ka qenë 60 mijë lekë për kuintal, ka vajtur 120 mijë lekë.
Bojaxhi tha më tej se Edi Rama nuk është i suksesshëm, përkundrazi është i dështuar, por në fund të ditës, shtoi ai, shoqërua shqiptare nuk është më si në vitet ‘90-të.
Ai shtoi se në shoqërinë shqiptare janë të gatshëm për ndryshim, por nuk janë adoleshentë për ta bërë ndryshimin, pasi duhet të jetë diçka më e mirë për të bërë ndryshimin.
Ajo që është opozita duhet të japë një frymë pozitive, gjë që nuk e ka dhënë. Rama është njeri me fat, fatkeqësisht për ne. Në mënyrën se si është opozita, gjasat janë shumë të larta që Kryeministri i fiton prapë zgjedhjet. Basha duhet ta kishte dhënë dorëheqjen me kohë, por duke e mbajtur peng siç e ka mbajtur, i dha frymë Sali Berishës. Berisha ka më shumë mbështetës se Basha, por nuk besoj se mund ta bashkojë të djathtën dhe të shkojë drejt një fitore elektorale. Mendoj se Rama nuk është shumë i kërcënuar, se në politikë ndodhin gjëra të papritura, por e ka relativisht të sigurtë, përsëri fitoren.
Për Lulzim Bashën, Bojaxhi tha se po e mban peng PD dhe për sa kohë e mban peng, e bën më të vështirë forcimin e opozitës në Shqipëri.
Në këtë linjë u shpreh se Partia Demokratike, ja nevojë jo vetëm të heqë Lulzim Bashën, por për të bërë ndryshime më rrënjësore.
Berisha nuk është personi për ti bërë këto ndryshime, nëse duhet ndryshim fryme. Nuk mund të marrësh një person i cili e ka administruar këtë parti me model krejt tjetër, është absurde ta mendosh. Heqja e zotit Basha është minimumi që duhet të ndodh, pa u kthyer në një frymë apo përfaqësim me figura të reja, është projekt i dështuar.
Lidhur me vendimin e SHBA, për ta shpallur Sali Berishën “non grata”, deklaroi se është subjektiv. Sipas tij, vota është ajo që pastron vendin.



