Emri/ Në kërkim nga drejtësia italiane si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Durrës 37 vjeçari

Emri/ Në kërkim nga drejtësia italiane si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Durrës 37 vjeçari

Një 37 vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e vjedhjes në banesa i kërkuar nga drejtësia italiane është arrestuar në Durrës më qëllim ekstradimin.

Si rezultat i aksioneve të kryera me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Catch”. 

Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Erlin Mema, 37 vjeç. 

Gjykata e Breshias i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim vjedhje banesash", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy