Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti hungarez Janos Ader kanë zbuluar pllakatën përkujtimore në nder të aleancës së Skënderbeut dhe gjeneralit të madh hungarez Janos Hunyadi.
Pas zbulimit të pllakatës, Veliaj dhe Ader zhvilluan një takim në ambjentet e Bashkisë, ku Veliaj i dha edhe Çelësin e Qytetit presidentit hungarez.



